Çollaku: Çdo vendim i bashkisë së Tiranës pas korrikut 2017, i paligjshëm

29/03/2018 14:06

Kreu i këshilltarëve të djathtë në bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku deklaroi në mbledhjen e radhës se çdo votim apo miratim që është marrë nga bashkia para vendimit të Gjykatës së Tiranës, nga korriku 2017, është i paligjshëm.

Ai tha se Gjykata Administrative ka marrë vendim për 6 këshilltarë të majtë në Bashkinë e Tiranës, mandati i të cilëve ishte nul, në momentin e votimit të buxhetit të Bashkisë së Tiranës më 30 dhjetor dhe me të rritjen e çmimit të ujit.

“Por çfarë ne nuk durojmë dhe ka ardhur pika përfundimtare e ndarjes tonë në këtë situatë është situata tjetër që ju po prodhoni në këtë këshill. Nga korriku i vitit 2017 me një vendim i Gjykatës së Tiranës, ky është vendimi, 6 këshilltarë, janë 6 individë në këtë këshill me mandat të bërë nul nga Gjykata e Tiranës. Pra, praktikisht një maxhorancë e njëanshëm në këtë këshill nuk ekziston. Çdo votim që bazohet në këto 6 vota nuk është një votim i ligjshëm. Sepse është votim mbi mandate nul. E vetmja votë që garanton legjitimitetin e çdo vendimi në këtë këshill është vota e bashkuar me ju, sigurisht dhe e opozitës.
Unë jam sot këtu për t’ju deklaruar një marrëdhënie të re të grupti të demokratëve me Këshillin Bashkiak të Tiranës. Ne sot shpallim një marrëdhënie me kusht në këtë këshill. Jemi këtu dhe do të jemi këtu për të votuar pa asnjë debat, pa asnjë kontestim çdo vendim që do të vijë nga kjo bashki lidhur me ndihmat ekonomike, njerëzit në nevojë dhe larg qoftë emergjencat humanitare”, deklaroi Çollaku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA