Aktualisht ai ndodhet në Hawaii duke xhiruar skenat për filmin e tij të radhës Netflix Triple Frontier.

Bëhet fjalë për aktorin Ben Affleck, i cili ka përfituar edhe për të shijuar bregdetin dhe rrezet e diellit me të dashurën e tij, Lindsay Shookus.

Aktori 45-vjeçar mbante veshur një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra gri, ndërsa së bashku me të dashurën 38-vjeçare shitisnin me motorr uji, duke tërhequr kështu vëmendjen e të gjithë pushuesve.

Ben Affleck, është aktori, i cili u përfol shumë pas ndarjes nga diva e muzikës, Jennifer Lopez, disa vite më parë.

FOTO GALERI
3/13

Top Channel