Nuk ka kaluar shumë kohë që nga bërja publike e marrëdhënies së tyre, por duket se çifti më i famshëm në botë ka vendosur ti përshpejtojë gjërat.
Bëhet fjalë për kriminelin më të bukur në botë, Jeremy Meeks, i cili pas daljes nga burgu u dashurua me trashëgimtaren e Top Shop, Chloe Green, u fotografua pranë një argjendarie.
Menjëherë pas publikimit të këtyre fototove, mediat nisën të shkruanin se çifti ishte pranë martesës.
Dhe duket se gjithçka paska qenë e vërtetë, së shpejti Jeremy dhe Chloe do të kurorëzojnë dashurinë e tyre, pasi sipas lajmeve të publikuara ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Trashëgimtarja dhe 34 vjeçari u dashuruan verën e vitit të kaluar, menjëherë pasi Jeremy u divorcua nga bashkëshortja e tij me të cilën ka edhe dy fëmijë.
Top Channel