Shpallet i pafajshëm pas 23 vitesh në burg, rikthehet sërish te skuadra e tij

28/03/2018 00:19

Historia e Neves Coleman është nga ato ngjarje rrëqethëse vetëm për t’u menduar dhe jo më për t’u përjetuar.

Lojtari i Chicago White Sox, në futbollin amerikan, u burgos për përdhunim dhe vrasje, në vitin 1994, kur ishte vetëm 25 vjeç dhe kaloi plot 23 vite të jetës së tij në burg.

Në vitin 2016, çështja e tij u rihap, pasi u zbuluan detaje të tjera, ndërsa pas disa ekzaminimeve në laboratorë, ADN-ja provoi se Coleman ishte i pafajshëm.

Ai doli nga burgu në Nëntor të 2017-ës, ndërsa në kontaktin e parë me mediat tha: Dua të bëj disa hapa pas, të njoh familjen time dhe pastaj të rikthehem sërish në Comiskey Park.

Ditën e martë, Neves Coleman u rikthye sërish te Chicago White Sox, që i dha edhe njëherë mundësinë të luajë për skuadrën me të cilën nisi karrierën dhe thuri shumë ëndrra, të cilat mbetën në sirtar për shkak të një gabimi të të tjerëve.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA