Serbët mblidhen në veri, prezantojnë logon e “Zajednicës”

28/03/2018 14:42

Përfaqësuesit e komunave serbe në Kosovë, gjatë takimit në Mitrovicën e Veriut kanë miratuar propozimin për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe më 20 prill, nëse Prishtina nuk e bën deri atëherë një gjë të tillë.

Gjatë takimit u miratuan gjithashtu propozimet, që ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës dhe drejtori i Policisë së Kosovës të japin dorëheqje dhe “ata që kanë ushtruar dhunë” të dënohen.

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiç ishte shprehur më parë se ka njoftuar presidentin serb Aleksandar Vuçiç se, nëse Prishtina nuk e formon Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në datën e përmendur prej tyre, atëherë do ta krijojnë vet atë, duke vënë kështu në jetë marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Kosovës e Serbisë.

“Asociacioni nuk është kundër askujt, por do të jetë në shërbim të të gjithë banorëve të Kosovës”, tha Rakiç. “Policia në veri dhe KFOR-i duhet të sigurojnë paqe për të gjithë, e të mos bien prè e provokimeve, sepse ne jemi për paqe e dialog, e nga kjo nuk heqim dorë”, shtoi ai.

Mbledhja është zhvilluar në qendrën ku u arrestua Marko Gjuriç, shefi i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, të hënën.

Pjesëmarrësit e saj prezantuan edhe logon e Asociacionit. Takimi u thirr në mënyrë simbolike në orën 12:44, duke riafirmuar qëndrimin pro rezolutës me të njëjtin numër të Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA