Massimiliano Mirabelli, përgjegjës teknik në klubin e Milanit, ishte një nga të parët që besoi te Gattuso, duke e sjellë fillimisht si trajner në ekipin e të rinjve.
Më vonë, me rezultatet negative që po shoqëronin Milanin e Montellës, ishte sërish Mirabelli ai që sponsorizoi Gattuson si trajnerin që do të merrte drejtimin e kuqezinjve.
Tani Rhino po bën shumë mirë dhe Milani i tij është në finalen e Kupës së Italisë, por edhe është rikthyer në garë për një vend në zonën Champions, ndaj kuqezinjtë po mendojnë t’i rinovojnë kontratën.
“Te Gattuso kemi besim shumë të madh dhe po punojmë për rinovimin e kontratës së tij. Nuk do të kemi probleme, sepse edhe vetë ai dëshiron të qëndrojë në Milanello. Duam që kontratën e re, Gattuso ta marrë dhuratë në vezën e Pashkës, meqë jemi edhe para festës”, u shpreh Mirabelli.
Top Channel