15/01 22:06
Ajo është në muajin e tretë të shtatzënisë, dhe ky është fëmija i saj i dytë.
Por Chrissy Teigen, ende pa ardhur në jetë fëmija i dytë, po mendon për të tretin me bashkëshortin e saj, John Legend.
Në një intervistë dhënë për UsWeekly, Chrissy, shprehu dëshirën që pas ardhjes në jetë të fëmijës së dytë, ajo të sjellë në jetë edhe të tretin, e më pas të nisë përgatitjet për të sjellë në formë linjat e saj.
“Mendoj, që pas ardhjes në jetë të fëmijës së dytë, të nis përgatitjet për fëmijën e tretë. Pas kësaj mendoj që të nis të merrem me trupin tim, dhe përgatitjet për ta risjellë atë në format e dikurshme”.
Top Channel