Ylli i kinemasë franceze gjatë viteve 1960, ’70 dhe ’80, Stephane Audran ka ndërruar jetë.

Lajmin për vdekjen e aktores 85-vjeçare e ka dhënë djali i saj Thomas Chabrole.

Aktorja franceze gjatë karrierës së saj në kinema ka marrë disa çmime prestigjoze, përfshirë një Bafta për aktoren më të mirë në vitin 1974 për dy filmat, ‘The Discreet Charm of the Bourgeoisie’ dhe ‘Just Before Nightfall’.

Stephane ka luajtur rolin kryesor në “Babette’s Feast”, duke fituar kështu edhe çmimin Oscar për filmin më të mirë të gjuhës së huaj në vitin 1988.

Audran ishte e martuar me regjizorin, Claude Chabrol, dhë së bashku numërojnë rreth 25 filma në kinematografi.

Në lidhje me vdekjen e aktores ka reaguar edhe ministrja e kulturës franceze, Francoise Nyssen, e cila në rrjetin social Twitter ka shprehur ngushëllimet për humbjen e saj.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA