Lekasi dy muaj pa energji, banorët: U shkatërrua HEC-i i fshatit

28/03/2018 14:26

Dëmtimi i HEC të Marjanit si pasojë e motit të keq dhe vërshimit të ujërave të lumenjve ka bërë që 10 fshatra të Njësisë Administrative Lekas, prej dy muajsh të përballen me mungesën e energjisë elektrike.

Të paktën 300 banorë të kësaj zone të thellë të Korçës tregojnë se si të mos mjaftonin problemet infrastrukturore jetesa e tyre është bërë edhe më e vështirë si pasojë e këtij problemi.

Sipas të dhënave nga OSSHE për këtë problem është gjetur një zgjidhje alternative dhe furnizimi i gjithë zonës me energji elektrike bëhet me orare të reduktuara nëpërmjet Vithkuqit pasi dëmi në HEC-in e Marjanit është i pariparueshëm.

Nga ana tjetër Bashkia e Korçës bën me dije se ka nisur zbatimin e projektit për rikonstruksionin e rrugës së Lekasit dhe ka përfunduar faza e parë e ndërhyrjes ndërsa punimet do të vazhdojnë me përmirësimin e kushteve atmosferike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA