I ndodh të gjithëve që acarimi apo një emocion intensiv na jep ndjesinë klasike të fluturave në stomak apo një dhimbje të fortë dhe shqetësime të zorrëve.

Por pse ndodh kjo? Arsyeja është e thjeshtë: aparti ynë tretës ka mbi 100 milionë qeliza nervore, të lidhura ngushtësisht me ato në tru, në terma shkencorë, për të përshkruar këtë aparat, flitet për një sistem nervor enterik apo “truri i barkut”, apo edhe “truri i dytë”. Por çfarë na duhet për ta mbajtur në harmoni këtë sistem, duke pasur parasysh që varet nga shumë aspekte të mirëqënies tonë, humorit, mundësisë për të humbur peshë nëse vendosim të mbajmë dietë.

Funksionet i trurit të barkut janë të shumta, përveç shkëmbimit të informacioneve me organet e pranishme në kokë, dhe në gjendje të prodhojë në mënyrë autonome hormone dhe substanca psiko-aktive, në gjendje të ndikojë në një funksionim të mirë të të gjithë organizmit. “Truri i barkut” ka qënë një nocion i përdorur në 1998 nga neurobiologu Michael D. Gershon, i cili botoi rezultatet e 30 viteve kërkime në librin e tij “Truri i dytë”.

Edhe pse ka më pak qeliza nervore se truri kryesor, neuronet në bark punojnë në mënyrë autonome, kanë kontribut në një farë kujtese të kënaqësive dhe dhimbjeve si të ishin një farë memorie, dhe kanë rol të rëndësishëm në sinjalizimin e gëzimit dhe dhimbjes. Ai lëshon për shembull, molekula si serotonina dhe dopamina, që ndikojnë në humorin tonë. Në të kundërt, truri kryesor në disa raste të migrenës mund të shkaktojë dhimbje në stomak në vend të kokës.

Kjo është arsyeja, që stresi, frika apo dhimbja, shpesh shkarkohen në formën e shqetësimeve në nivelin gastrointestinal si djegie në stomak, apo gastrit.

Zorrët kanë një rol qëndror në prodhimin e serotoninës, hormoni i qetësisë, që prodhohet pothuajse i gjithë në bark. Kjo substancë rregullon lëvizjen dhe funksionin tretës, por dhe i dërgon trutit “qëndror” ndjesinë e ngopjes, apo në të kundërt të të vjellave. Kur jemi nën stres truri ynë i dytë, për të kompensuar energjitë negative, liron sasi më të madhe serotonine dhe kjo krijon fryrjen klasike të zorëve dhe shqetësime të tjera si irritim, apo edhe kapsllëk. Kaq shumë gjëra nuk i dinim!

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA