Këngëtarja e Fifth Harmony pozon për Playboy (Foto)

28/03/2018 11:37

Lauren Jauregui, këngëtarja e Fifth Harmony, ka vendosur jo vetëm që të ndjekë karrierën solo pas shpërbërjes së grupit, por edhe të eksplorojë trupin e saj, duke nisur nga pozat provokuese për revistën “Playboy”.

21-vjeçarja shprehet: “Tani po eksploroj veten. Të them të drejtën, nuk dua t’i vendon kufi vetes”.

Grupi Fifth Harmony u formua në “X Factor USA” në vitin 2012 dhe pak ditë më parë, në rrjetin social Twitter u dha njoftimi për ndarjen e grupit: “Pas 6 viteve pune të palodhur, për t’ju qëndruar besnikë ju dhe vetes sonë, ne kemi vendosur që të bëjmë pushim derisa të mbledhim veten dhe të vijmë solo. Ne jemi të gjitha shumë të ngazëllyera dhe mirënjohëse që mund të marrim këtë kohë për të mësuar dhe për t’u rritur në mënyrë krijuese dhe për të gjetur me të vërtetë bazat tona si individë”.

FOTO GALERI
7/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA