Ish-presidenti i Serbisë, aktualisht kryetar i Partisë Social-Demokratike (SDS), Boris Tadiç ka reaguar përmes një letre publike për arrestimin e Marko Gjuriçit në Mitrovicë, por edhe për deklarimin për formim të njëanshëm të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nga ana e “Listës Serbe”.

Sipas Tadiç, arrestimi i Gjuriçit i ngjan një shfaqjeje teatrale, ku drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe dhe përfaqësues të “Listës Serbe” morën rol vullnetarisht.

Ai shton madje se, edhe Thaçi e Haradinaj kontribuuan përmes përdorimit të tepruar të forcës nga njësia speciale e Policisë së Kosovës, ROSU.

Sa i përket paralajmërimit për formim të njëanshëm të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nga përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, një nismë të tillë ai e ka quajtur “fyerje të mendjes së shëndoshë të çdo mendimtari”.

“Me nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit – shkruan ai, – është miratuar sistemi ligjor i një Kosove të pavarur në të gjithë territorin e saj. Ndaj, një Asociacion i tillë nuk është e mundur të krijohet jashtë këtij sistemi ligjor”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA