“Nga 2026-a dua një fëmijë dhe një dasmë”, Lei Kraja mes lotësh në ‘Ftesë në 5’: Kisha probleme me shëndetin, isha shumë e ngarkuar 18/12 19:05
E ftuar në “Top Show Magazine”, Trejsi Sejdini i është rikthyer edhe një herë videos së publikuar rreth 4 vite më parë në rrjetet sociale, ku ajo shfaqet duke goditur një djalë.
Vajza, e cila tashmë është në moshën 17 vjeçare, tregon se është penduar për atë që ka bërë dhe menjëherë i ka kërkuar falje djalit.
“Kur ka ndodhur kjo video, unë kam qenë vetëm 13 vjeç. Por që në moment i kam kërkuar atij djalit falje. Realisht më vjen turp kur e shikoj atë video. Por shyqyr që nuk më ka dalë fytyra, që kam fytyrë të vij sot këtu”, thotë Trejsi.
Më tej, vajza tregon se është studente, ndërsa merret edhe me modeling.
Top Channel