Tenis, Verdasco kërkon nxjerrjen jashtë të një spektatori; kundërshtari: Është babi im ai!

27/03/2018 08:47

Një situatë e rrallë u përjetua në turneun Masters të Majemit, në ndeshjen Verdasco-Kokkinakis.

Australiani u ankua për sjelljen e spanjollit gjatë shërbimit, por Verdasco e mori shumë shpejt fjalën duke iu drejtuar gjyqtarit me ankesat e tij.

“Është njëri që bërtet kur unë shërbej. Duhet të ndërhysh. Nxirre jashtë sepse është e papranueshme ajo që bën”, tha Verdasco.

Kjo i dogji shumë Kokkinakisit, i cili i bëri të qartë se ai “njëri” të cilit po i referohej spanjolli, ishte babai i tij.

“Jo, jo, nuk është babai yt ai. E kam fjalën për atë burrin me kapele”, tha Verdasco i nxehur.

“Po, pra, ai është babi im”, u përgjigj Kokkinakis.

“Më fal, nuk e dija. Por, po më bërtet në shërbim”, e mbylli diskutimi spanjolli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA