Edhe pse tashmë është 52 vjeçe, duke se koha nuk ka kaluar aspak për të.

Bëhet fjalë për aktoren amerikane, Brooke Shields, e cila ka postuar disa foto në rrjetet sociale, të ngjashme me ato të 38 viteve më parë, në kohën kur ajo interpretoi në filmin “Laguna Blu”.

Shields ka interpretuar krah Christopher Atkins, kur ishte ende adoleshente dhe që atëherë ajo kishte tërhequr jashtëzakonisht publikun dhe producentët me fizikun e saj.

Edhe sot aktorja, e cila ka marrë disa ditë pushimi në një vend përrallor, ka krijuar të njëjtin efekt.

Gjatë një interviste dhjetorin e vitit të kaluar për revistën “Health”, aktorja ka rrëfyer se kishte mësuar ta dashuronte trupin e saj: “Gjithnjë jam konsideruar si femra me trupin e një sportisteje. Fiziku që unë kam është falë palestrës dhe trajnerit tim personal”.

Në rrjetin social Instagram, aktorja ka publikuar disa foto me bikini ngjyrë të bardhë dhe të zezë në një ishull të mrekullueshëm, i cili përkon me stilin e filmit të interpretuar nga ajo “Laguna blu”.

FOTO GALERI
7/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA