24/05 15:52
Pas 3 javësh ndërprerjeje, kampionatin grek do të rinisë aktivitetin normalisht, duke filluar që nga kjo fundjavë.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Sporteve në Greqi, e njëjta që njoftoi edhe pezullimin pa afat të Superligës greke.
Para se të vinte vendimi për vazhdimin e kampionatit, klubet u zotuan se do të angazhohen për të shmangur incidentet në stadium, ndërsa firmosën edhe një rregull, sipas të cilit nëse një një skuadër bëhet 3 herë protagonist me incidente, përjashtohet automatikisht nga Superliga.
Kampionati grek u ndërpre pas ndeshjes Paok-AEK, ku presidenti i selanikasve, Ivan Savidhis u fut në fushë i armatosur, teksa videot dhe fotot bënë xhiron e botës.
Top Channel