Kur e ndajnë vetëm pak ditë nga zhvillimi i eventit më të rëndësishëm të vitit, që është dasma mbretërore, Meghan Markle nuk gjen paqe.

Në revistën italiane “Chi”, ditën e sotme janë publikuar disa foto të princeshës së ardhshme, të cilat janë mjaft të sikletshme jo vetëm për të por për të gjith Pallatin Mbretëror.

Në fotot e publikuara Meghan shfaqet me të brendshme, me një pozë “të nxehtë” gjatë realizimit të një serie të seriali “CSI: New York”.

Ndërsa në foton tjetër Meghan shfaqet me pistoletë në duar gjatë serialit “Fringe”.

Fotot vinë pas publikimit të skenave pikante të serialit “Suits”.

Dhe duket se këto foto përforcojnë gjithnjë e më shumë mendimin kundër të Mbretëreshës Elisabet, e cila gjithnjë ka qenë skeptike për dasmën e Meghan me Princ Harry.

Por nuk mbaron me kaq!

Drejtuesi i portalit, Alfonso Sinjorini, ka theksuar se ekzistojnë foto të tjera të ish aktores, ku ajo shfaqet me gjoksin nudo.

Ndërkohë, çifti po merret me organizimin e dasmës, pa i kushtuar shumë rëndësi “zhurmave” mediatike.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel