Fabio Capello ka vendosur të largohet nga skuadra Jiangsu Suning, që militon në kampionatin kinez të futbollit.

Trajneri italian, i cili shkoi në vendin aziatik gjatë qershorit të vitit të kaluar, duke drejtuar Jiangsunë drejt mbijetesës, u ka kërkuar drejtuesve të klubit zgjidhjen e kontratës.

Mësohet se, ish-trajneri i Anglisë dhe Rusisë e mori vendimin e tij përpara një jave, për shkak të raporteve jo shumë të mira me drejtuesit e Jiangsu Suning.

Tashmë, përfaqësuesit e Capellos kanë mbërritur në Kinë për të zhvilluar bisedimet, e për të konkretizuar lamtumirën e trajnerit italian nga skuadra.

Në muajin qershor, kur Capello shkoi në Kinë, firmosi me Jiangsu Suning një kontratë që skadonte në dhjetor të vitit 2018, me pagë 8 milionë euro në sezon.

Në 3 ndeshjet e para të sezonit të ri futbollistik, në Superligën kineze, Jiangsu ka mundur të grumbullojë vetëm 3 pikë, e ndikim ka pasur edhe mungesa e lojtarëve të rëndësishëm, si Boakye e Ramires, që deri tani nuk kanë mundur të jenë në dispozcion të Capellos.

Top Channel