Gigi dhe Bella Hadid janë dy modelet më të suksesshme në fushën e modelingut.

Dy bukuroshet, përkatësisht 22 dhe 24 vjeçare, janë vajzat e ish modeles Yolanda Hadid, e cila edhe pse sot është 50-vjeçe, vijon të mbetet e mahnitshme, përsa i përket paraqitjes së saj fizike.

Por nëse dikush nuk do e dinte këtë fakt, atëhere do të mendonte se Yolanda është motra e dy supermodeleve, të cilat sot janë më të paguarat e pasarelave.

Gigi dhe Yolanda ngjajnë shumë me njëra-tjetrën, pasi të dyja janë bionde dhe me sy jëshil, ndërsa Bella është ajo që bën diferencën, pasi është brune.

Pak ditë më parë, gjatë një interviste për mediat, modelja Bella Hadid pranoi se ka bërë disa operacione plastike, pasi paraqitja e saj e mëparshme i krijonte mosbesim.

Ndërsa Gigi, ndryshe nga motra e saj, asnjëherë nuk ka pohuar se i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

E vetmja gjë për të cilën është përfolur modelja është ndarja nga këngëtari Zayn Malik, pak ditë më parë.

FOTO GALERI
9/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA