Anonçuan ribashkimin e tyre rreth një muaj më parë, por vetëm tani duket se gjërat po konkretizohen.
Bëhet fjalë për grupin e “Spice Girls”, të cilat tashmë janë gati për tu rikthyer më në formë se kurrë.
Por rikthimi i tyre nuk do të bëhet në skenë, por në ekranin e madh të kinemasë.
Sipas “Variety”, vajzat e grupit kanë hedhur idenë e një filmi të animuar, duke i huazuar zërin kukullave të animuara si: Sporty Spice, Baby Spice, Scary Spice,Ginger Spice dhe Posh Spice.
Tema e filmit të propozuar do të jetë “girl power”, që ka shoqëruar gjithmonë sloganin e grupit.
Në film çdo vajzë do të ketë një superfuqi, të inspiruar nga personaliteti i secilës prej tyre.
Sipas një burimi pranë grupit, vajzat kanë menduar që filmin ta prezantojnë në mbarë botën, duke qenë se ato kanë ende një popullaritet të jashtëzakonshëm, e pikërisht një gjë e tillë i nevojitet edhe Disney-t.
Gripi “Spice Girls” u krijua në vitin 1994 dhe ka në përbërje pesë vajza: Victoria Beckham (Posh Spice), Melanie Brown (Scary Spice), Emma Bunton (Baby Spice), Melanie Chisholm (Sporty Spice) dhe Geri Halliwell (Ginger Spice).
Pak javë më parë në media u botua lajmi i ribashkimit të grupit, por Victoria Beckham kishte mohuar mundësinë e një turi muzikor, duke theksuar se ishin vetëm në kuadrin e ideve.
Top Channel