Pse të ndërtosh një anije të re turistike, kur mund të ndash më dysh një të vjetër dhe t’i shtosh në mes një seksion prej 15 metrash?

Ky është projekti ambicioz i kompanisë “Silversea”, e cila thuajse ka përfunduar zgjatjen e anijes luksoze “Silver Spirit”.

Operacioni plastik në përmasa inxhinierike po kryhet në kantierin detar “Fincantieri” në Palermo, ku kanë mbetur vetëm detaje të vogla, përpara se anija të rikthehet në det.

Kjo është hera e parë që një anije turistike zgjatet në këtë mënyrë. Zgjatja e saj kërkoi 846 tonë çelik, 110 mijë metra tela elektrikë dhe 8.000 metra tuba. Çmimi? 100 milionë dollarë.

Shtesa e re rrit me 12% kapacitetin e anijes luksoze, e sipas kompanisë, qëllimi është krijimi i më shumë hapësirave publike dhe përmirësimi i kushteve.

Pjesë e saj janë 8 restorante, më shumë vende për t’u ulur në kuvertë, zgjerimi i zonës së qëndrimit në pishinë dhe 34 suita të reja.

Për shkak të shtesës së re, anija kolosale prej 195 metrash tashmë është zgjatur në 210 metra. Pas përfundimit të testeve, ajo pritet që të rikthehet në det në maj të këtij viti, me udhëtime njëjavore nga Roma në Barcelonë, me biletat që nisin nga 5.600 dollarë për person.

FOTO GALERI
11/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA