Prej 16 marsit kanisur tarifimi me pagesë dhe në disa rrugë të tjera në Tiranë, që janë përcaktuar si pjesë përbërëse e Zonës B t ë kryeqytetit.

Por në ndryshim nga rrugët e Zonës A, ku parkimi me pagesë është 100 lekë ora, tarifa e parkimit në rrugët e Zonës B është vetëm 40 lekë ora. Ndaj për të shmangur çdo lloj keqkuptimi dhe ngatërrese me masën e tarifimit të parkimit publik, është e nevojshme që qytetarët që zotërojnë automjete duhet të jenë të saktë në momentin e dërgimit të mesazhit për pagesën e parkimit.

Tirana Parking i ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës që të jenë të vëmendshëm për të evituar çdo lloj ngatërrese që do sillte një tarifim me vlerë më të madhe se ai që është përcaktuar për Zonën B.

“Në rast se jeni duke parkuar në një nga 10 rrugët e Zonës B, ku pagesa e parkimit kryhet vetëm me një SMS në numrin 50500 (1 orë/40 lekë), ju lutemi të tregoni kujdes në dërgimin e mesazhit duke shkruar Targën e automjetit, HAPËSIRË, Zonën e tarifimit. Shembull (AA111AZ B) ose (TR2345Z B). Shkrimi i targës duhet të jetë pa hapësira”, shkruan Tirana Parking në thirrjen e saj për qytetarët.

Rrugët e Zonës B, të miratuara në VKB Nr. 49 datë 11.11.2015, me tarifën 1 orë/40 Lekë janë:

1. BLV. Zhan D’Ark (Seg. Arkitekt Kasemi – Odhise Grillo)

2. Petro Nini Luarasi

3. BLV. Bajram Curri (Seg. Kavajës – Sulejman Delvina)

4. Janosh Huniadi

5. Liman Kaba

6. Perlat Rexhepi

7. Dëshmorët e 4 Shkurtit

8. Skënder Luarasi

9. BLV. Bajram Curri (Seg. Konti Leopold – Teodor Muzaka)

10. Rr. e Kavajës (Seg. 21 Dhjetori – Pallati me shigjeta)

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA