Fabrizio Frizzi, një nga ikonat e televizionit italian, ndërroi jetë të dielën në Romë, në moshën 60-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e prezantuesit të famshëm u dha nga familja, e cila bëri me dije se Frizzi vdiq në spitalin “San Andrea” në Romë për shkak të një hemorragjie cerebrale. Tetorin e shkuar, Fabrizio Frizzi, një nga figurat më të dashura për publikun italian, por edhe për atë shqiptar, pësoi një ishemi që e shkëputi nga puna.

Kur u rikthye në dhjetor, Frizzi tha se programi “L’eredita” që drejtonte i bën mirë edhe për fizikun. Nëse do të shërohem, do t’ju tregoj gjithçka, sepse do të jem dëshmitar i kërkimeve shkencore. Në karrierën e tij të gjatë, Frizzi drejtoi 73 programe, por ai për të cilin kujtohet më shpesh është “Miss Italia”. Frizzi prezantoi konkursin e bukurisë për shumë vite duke u shndërruar në një figurë kryesore për televizioni RAI.

“Me Fabrizion ikën edhe një pjesë e jona, e historisë dhe e së përditshmes sonë”, shkruhet në komentin e RAI-t për vdekjen e Frizzit.

Sipas televizionit ku ai kaloi jetën e tij profesionale, djaloshi i përhershëm, siç njihej gjerësisht, do t’i mungojë publikut me humorin dhe simpatinë e tij që nuk zhgënjente kurrë.

FOTO GALERI
4/24

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA