Është një ndër femrat më të pasura dhe suksesshme në botë, dhe ndoshta dy milionë dollarë nuk janë shumë për të.

Por në këtë rast nuk ka shumë rëndësi vlera materiale për Paris Hilton, e cila ka humbur unazën e saj të fejesës, e cila kushton plot dy milionë dollarë.

Incidenti ka ndodhur kur Paris dhe i fejuari i saj, Chris Zylka, po kërcenin në një lokal dhe trashëgimtarja ka vënë re që unaza e saj është zhdukur.

Një gjë e tillë e ka mërzitur trashëgimtaren, gjë e cila ka vënë në lëvizje të gjithë stafin e lokalit, të cilët pas një kërkimi disa orësh kanë arritur ta gjejnë unazën.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA