Ende pa nisur aventurën e tij në Ligën amerikane të futbollit me Los Anxheles Galaksi, Zllatan Ibrahimovic u kthye në epiqendrën e diskutimeve në Kaliforni. Sulmuesi suedez la të hapur mundësinë për të qenë me përfaqësuesen nordike në botërorin e kësaj vere, por gjeti në oponencën e trajnerit të kombëtares.

“Portat e kombëtares suedeze për mua janë të hapura, dhe nëse do të dua, mund të jem në botëror. Më telefonojnë çdo ditë për të pyetur mbi gjendjen time dhe nëse mendoj të luaj” tha sulmuesi që braktisi Manchester United për një aventurë në MLS.

Por nëse Zlatan e cilëson diçka të mbaruar nëse do të pëlqejë të jetë në botëror, nuk është i këtij mendimi trajneri Anderson që mori pozicionin e tij.

“Ibrahimoviç i dha lamtumirën përfaqësueses në 2016 dhe nëse është penduar, është ai që duhet të më telefonojë. Duam të paraqitemi mirë në botërorin e Rusisë por mbi një gjë nuk diskutohet. Unë zgjedh lojtarët që do të jenë në turne”, tha trajneri Anderson.

Këto polemika u reflektuan edhe në forumet e tifozëve që të lodhur nga sondazhet dhe diskutimi mbi Ibrahimoviç, preferojnë më së shumti të flasin për ata lojtarë që janë pjesë e ekipit, dhe jo për të kaluarën, edhe nëse kjo përfshin Ibrahimoviç.

Top Channel