Arrestohet në Mitrovicë Marko Gjuriç, hyri në Kosovë pa leje nga Prishtina

26/03/2018 18:02

Policia e Kosovës ka vënë në pranga sot në Mitrovicë shefin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Beogradit, Marko Gjuriç.

Siç konfirmoi edhe zëvendëskomandanti rajonal i policisë për Mitrovicën veriore Besim Hoti, ndërhyrja e forcave speciale, ndodhi ne momentin kur Gjuriç dhe zyrtarë të tjerë serbë që kishin hyrë pa leje po mbanin një tubim, ku po diskutonin për çështjen e Kosovës dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Marko Gjuric

Policia e Kosovës arreston Marko Gjuriç.

Posted by VOA – Zëri i Amerikës on Monday, March 26, 2018

Në këtë moment është ngritur alarmi, me policinë që përdori gazin lotsjellës gjatë ndërhyrjes. Pasi qëndroi për një orë në rajonin policor “Qendra” në Prishtinë, Gjuriç u shoqërua drejt Merdarës, nga forca të shumta policore, për t’iu dorëzuar autoriteteve serbe. Arrestimi i Gjuriç alarmoi autoritet serbe, me presidentin Aleksandër Vuçiç që thirri në mbledhje Këshillin për Sigurinë Kombtare. Gjuriç hyri në Kosovë bashke me sekretarin e përgjithshëm të presidentit të Serbisë, Nikola Selakoviç.

Gjuriq dërgohet në stacionin policor në Prishtinë

Marko Gjuriq është dërguar në stacionin qendër të Policisë në Prishtinë. Ai u arrestua pasi hyri ilegalisht në territorin e Koovës.

Posted by Radio Evropa e Lirë on Monday, March 26, 2018

Ata do të merrnin pjesë në një debat me qytetarët në veri të Kosovës, rreth dialogut të brendshëm serb për Kosovën. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli tha me herët se vendimi për të ndaluar hyrjen e tyre lidhej me deklaratat e tyre nxitëse dhe mos përfilljen e marrëveshjes për vizitat reciproke.

Top Channel