Turneu Masters i Miamit pati një tjetër surprizë. Pas Djokovic, ai që i tha përpara kohe lamtumirën këtij evenimenti ishte Roger Federer. Ai që eliminoi zviceranin ishte australiani Thanasi Kokkinakis që i bëri një dhuratë edhe Rafael Nadal me spanjollin që kthehet në krye të renditjes ATP pa luajtur fare në këtë turne.

Ajo mes Federer e Kokkanakis ishte një ndeshje me dy fytyra. 36 vjecari e mposhti australianin në setin e pare 6-3 në 35 minuta lojë. Në fraksionin e dytë, Kokkanakis shfrytëzoi mjaft mirë një moment të vështirë në të cilën u ndodh Federer për ta fituar atë 6-3 pas 39 minutash lojë.

Në setin final, Federer disi nervoz kërkoi që të mbyllë sa më shpejt këtë takim duke kërkuar të shfrytëzojë faktin që Kokkanakis kishte probleme në ruajtjen e turnit të shërbimit. Por australiani u shfaq solid në aspektin psikologjik fhe në fund fitoi seti me tiebreak 7-6.

U kualifikua për në raundin e tretë të turneut Masters të Miamit edhe Alexander Zverev. Tenisti gjerman mundi me vështirësi Daniil Medvedev me rezultatin 2-1 pas rreth 2 orësh lojë. Zverev fitoi setin e parë 6-4, por në të dytin e humbi shkëlqimin dhe Medvedev arriti ta fitojë atë bindshëm 6-1. Seti final shkoi deri në tiebreak dhe ai që e fitoi atë ishte Zverev 7-6.

Preu biletën për në raundin e tretë të Turneut Masters të Miamit edhe australiani tjetër nick Kyrgios që mundi tenistin serb Lajovic me rezultatin 2-0. Kyrgios ishte superior ndaj kundërshtarit të tij dhe i fitoi të setet e kësaj ndeshjeje me rezultatin 6-4 dhe 6-1.

Top Channel