Vetëm 3 javë nga tragjedia e Davide Astorit që tronditi botën e futbollit, sporti më popullor në planet regjistron një tjetër viktimë. 25 vjeçari Bruno Boban humbi jetën gjatë një ndeshjeje mes Marsonias dhe Pozega Sllavonija në ligën e tretë kroate, ndërsa imazhet tronditëse kanë ngritur pikëpyetje të mëdha mbi arsyet e vdekjes së sulmuesit.

Bruno Boban konsiderohej një futbollist i shëndetshëm dhe nuk kishte shfaqur probleme në teste me skuadrën e tij, por pas një përplasjeje normale në fushë, u shemb përtokë pa ndjenja. Ambulanca dhe ndërhyrja e mjekëve e mbajtën futbollistin kroat përkohësisht në jetë, por kjo vetëm për 40 minuta, deri në spitalin e Marsonia.

Sulmuesi kroat u godit nga një top i fortë në gjoks pak sekonda para se të rrëzohej në fushë dhe sipas mjekëve kjo i ka marrë jetën.

Edhe pse do të duhet autopsia për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, ashtu si në rastin e kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, ndalimi i zemrës duket se ishte shkaku tragjedisë së radhës në futboll.

Top Channel