Një 23-vjeçare ka mbetur e plagosur në një aksident hekurudhor pasditen e sotme. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00, në linjën hekurudhore Durrës-Vorë, në vendin e quajtur “Tuneli i Rrashbullit”.

Mësohet se treni ka aksidentuar shtetasen N.R. 23 vjeçe, banuese në Durrës. E dëmtuara ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel