Antonio Conte fiton balotazhin për të marrë drejtimin e Paris Saint Germain në fund të këtij sezoni, kjo edhe për faktin se tre emrat e tjerë që pëlqehen nga presidenti i klubit francez Naser Al-Khelaiffi, Jose Mourinho, Diego Simeone dhe Massimiliano Allegri, ka shumë pak gjasa të largohen nga skuadrat e tyre respektive.

Ndërkohë përsa i përket Contes ai do t’i japë lamtumirën Chelsea-it në fund të sezonit dhe sipas asaj që raportojnë mediat angleze, pritet të jetë pikërisht italiani, pasuesi i Unai Emery në stolin e PSG, me spanjollin që pritet të shkarkohet nga detyra edhe pse me shumë mundësi do t’i fitojë të tre trofetë në Francë gjatë këtij sezoni.

Al-Khelaiffi pritet ti ofrojë Contes një kontratë afatgjatë me një pagë vjetore më të lartë se ajo që përfiton aktualisht te Chelsea. 11,5 milionë euro në sezon pritet të arkëtojë ish trajneri i përfaqësues italiane te klubi parizien ndërkohë që do të ketë mundësi të veprojë edhe në merkato duke afruar në skuadër lojtarë të rëndësishëm për të tentuar triumfin në UEFA Champions League.

Top Channel