Partnerja e yllit të futbollit: Kurrë mos e bëni operacion gjoksin

24/03/2018 13:13

Disa vite më parë ajo iu nënshtrua operacionit për zmadhimin e gjoksit, por sot shprehet se është penduar shumë.

Bëhet fjalë për Rebeka Vardy, partnerja e sulmuesit të Anglisë, Jamie, e cila gjatë një interviste ka shprehur pendesën për ndërhyrjen e bërë për zmadhimin e gjoksit.

Gjatë intervistës, Rebeka u pyet nëse këtë operacion e bëri për tu dukur akoma edhe më seksi në sytë e bashkëshortit të saj: “Operacionin e bëra sepse numri i vogël i gjoksit më kishte krijuar shumë komplekse. Më kishte ulur vetëbesimin. Ndërhyrja nuk të bëjë aspak me bashkëshortin tim”- u shpreh ajo.

Por a duhet vajzat e reja, të cilat gjithashtu e kanë problem numrin e vogël të gjoksit, të bëjnë ndërhyrje?

“Absolutisht jo. Nëse do të kisha mundësinë të kthehesha pas, nuk do e bëja më këtë gabim. U këshilloj të gjitha vajzave të mos bëjnë ndërhyrje të tilla, pasi është shumë e bezdisur. Unë thjesht e bëra për ta provuar dhe për të rritur besimin tim”.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA