Me diell dhe me një shans për të ardhme në TV

24/03/2018 12:53

Disa zona në Amerikë janë mbuluar nga bora edhe në këto ditë të para pranvere.

Por ndoshta do të zbutej pak i ftohti nëse të gjithë do të shihnin parashikimin për motin e këtij 6-vjeçari. Në fakt e kishte një projekt për në shkollë por ja që tashmë u bë një yll online.

Carden Corts, nxënës në Waverly Belmont Elementary në Nashville, shfaqet në një video të ëmbël, ku sqaron se nuk është meteorolog, por “i di fjalët e tij”.

“Parashikimi i motit për sot vjen me shkronjën “C” dhe letrat e Pokemon”, shpjegon Carden.

“Le të shohim motin sot në Nashville duke përdorur parashikuesin tonë të ri të motit. Pas djalit shfaqet një buton i klikueshëm start “simulatorin e motit” që të çon në faqen e uraganit. Dhe një klik tjetër dhe vogëlushi ndodhet para një tornadoje shkatërruese. “Ka ndonjë gjë pas meje?”, bën shaka ai.

Video u postua në Reddit të mërkurën, nga një përdorues që pretendon se Carden është nipi i tij, dhe cilësia e videos është falë punës së të atit të tij.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA