Programi “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e sotme tejkaloi çdo parashikim, duke sjellë një histori të jashtëzakonshme.

Stafi i programit kishte shkuar në thellësitë e minierës së kromit në Bulqizë, ku kishin filmuar ekskluzivisht kushtet në të cilat punojnë minatorët e kromit. Pak ditë më parë, një minator humbi jetën në galeritë e nëndheshme dhe ky emision sjell aktualitetin në të cilin jetojnë ata.

Megjithatë, në thellësitë e minierës, aty ku drita nuk depërton, kish lindur dashuria mes dy protagonistëve të historisë së trajtuar në program. Ramazani dhe Vasfija ishin njohur në minierën e Bulqizës dhe më pas ishin martuar.

Vasfija kishte ftuar në program bashkëshortin e saj Ramazanin që ta falenderonte për sakrificat që ai bën duke punuar në minierë prej 25 vitesh. Ajo tregoi se familjet e minatorëve jetojnë me frikën se në çdo moment mund të humbnin njerëzit e tyre të dashur.

“Ti ke qenë një bashkëshort i mrekullueshëm dhe vazhdon të jesh i tillë. Ke bërë gjithçka për mua, për fëmijët e tu, për familjen tonë! Çdo ditë rrezikon jetën tënde që ne të jemi të lumtur. Për këtë gjë të falenderoj”, ishin fjalët me të cilat Vasfija iu drejtua Ramazanit.

I ftuari special për Ramazanin ishte gazetari i mirënjohur Blendi Fevziu. Ai e falenderoi Ramazanin që e ndiqte emisionin e tij prej vitesh. Blendi tha: “Pa njerëz si ju, Shqipëria nuk do të ishte kjo që është dhe Shqipëria e vërtetë jeni ju. Njerëzit e thjeshtë që punoni çdo ditë, që rrezikoni jetën dhe që na bëni të ndihemi krenar”.

Blendi i dhuroi Ramazanit katër nga librat e tij dhe një set kopshtarie që mund ta blinte ku të dëshironte. Gjithashtu, ai e ftoi Ramazanin që të ndiqte “live” një prej emisioneve të tij.

FOTO GALERI
5/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA