Diva e muzikës, Beyonce, dhe bashkëshorti i saj Jay Z, aktualisht ndodhen në Xhamaika ku po përgatiten për xhirimin e videoklipit të këngës së tyre “On The Run II”.

Të enjten çifti ishte duke xhiruar një pjesë të klipit në ishin Kingston, të rrethuar nga stafi i tyre, dhe u shfaqën së bashku në motorr duke xhiruar.

Por pikërisht kjo skenë e videos së tyre, sipas fansave është e kopjuar nga Kim Kardashian dhe Kanye West.

Këngëtarja 26-vjeçare e hitit “Drunk In Love” shfaqet e veshur me një xhaketë ngjyrë kafe dhe me flokët e saj të bjonde të hedhura krahëve, ndërsa bashkëshorti i saj Jay Z, kishte veshur një këmishë të bardhë të hapur në qafë me pantallona të gjera gri dhe një shall mëndafshi rreth kokës së tij.

Turneu OTR II do të fillojë më 6 qershor në Cardiff, Uells dhe do të ndalet në 15 qytete anembanë Britanisë dhe Evropës, përpara se të vizitojë 21 qytete të tjera në Amerikën e Veriut, duke filluar në Cleveland.

Jay dhe Bey kanë udhëtuar së bashku në 2014, kur turneu i tyre gjashtë javësh në On The Road shiti gjithsej 109 milion dollarë.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel