Një nënë e katër fëmijëve, nga Wigan po jeton ëndrrën amerikane, pasi ajo dhe i shoqi shpenzuan 38 mijë dollarë duke e kthyer një autobus të vjetër shkolle në shtëpinë më me stil për familjen e tyre.
Debbie Mayes, 33 vjeçe u njoh me bashkëshortin Gabriel, kur ishins ë bashku në qeverinë e shkollës në Illinois, dhe u martuan dy vite pasi ishin të lidhur. Ata janë prindër të Gracen, 10 vjeç, Darby, 7 vjeç, Deacon 5 dhe Jovey, dy vjeç.
Pavarësisht shtëpisë së madhe që kishin ata vendosën të rrisin familjen e tyre në shtëpinë me rrota.
Pasi e kthyen një autobus të vjetër shkolle të verdhë, në një shtëpi fantastike dhe luksoze, ata kanë bredhur gjithë Amerikën, dhe këtë verë ishin në Mexico dhe Alaska. Së shpejti ata shpresojnë të blejën pak dotë në Kaliforni, ku të parkojnë teksa do të ndërtojnë shtëpinë e përhershme, por Debbie thotë se gjithmonë do e mbajë autobusin e tyre të dashur.
Top Channel