Thuajse dy dekada pas bombardimeve, në Serbi mbeten ende shumë të forta ndjenjat kundër NATO-s.

Instituti i Çështjeve Europiane në Beograd ka realizuar një vëzhgim, nga i cili pjesa dërrmuese e serbëve jo vetëm që janë kundër anëtarësimit në aleancën e Atlantikut, por nuk do të pranonte as një ndjesë për bombardimet e vitit 1999.

Sipas këtij studimi, 84 për qind e serbëve janë kundër NATO-s, ndërkohë që 62 për qind sot nuk do të pranonin ndjesën në asnjëlloj forme të Aleancës për sulmet e atyre muajve.

Vetëm 10 për qind mbështesin anëtarësimin, ndërsa 17 për qind besojnë se bombardimet e NATO-s ishin pasojë e politikave të Sllobodan Millosheviçit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA