Shpesh ndodh që kur një personazh VIP largohet nga Shqipëria, për të ndërtuar karrierën jashtë, të “harrojnë” edhe traditat shqiptare.

Por një gjë e tillë nuk ndodh me modelen Emina Cunmulaj, e cila aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku është e martuar me një biznesmen dhe ka një vajzë dy vjeçe.

Emina e cila është në pritje të fëmijë së dytë, pavarësisht se vajza e saj ka lindur në SHBA, në asnjë moment nuk harron që ti mësojë asaj gjithçka për origjinën e saj.

Në rrjetin social Instagram, Emina ka publikuar një video ku shfaqet vajza e saj e vogël, e cila mban veshur bluzën me flamurin shqiptar.

Në video modelja i flet shqip vajzës së saj, e cila arrin ta kuptojë shumë mirë.

FOTO GALERI
6/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA