Miqësorja, Brazili u jep “leksion” organizatorëve të Botërorit

23/03/2018 19:12

Një ndër pretendentët për të fituar Kupën e Botës në Rusi, gjatë verës së këtij viti, Brazili vijoi përgatitjet përpara turneut më prestigjioz veror me një fitore rutinë 3-0 ndaj organizatorëve të Rusisë, në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Luzhniki” të Moskës.

Edhe pse pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, në të dytën “Selecao” e gjeti tri herë rrugën e rrjetës, duke shënuar me Mirandën, Philipe Coutinhon dhe Paulinhon, duke i dhënë një fitore të merituar ekipit të drejtuar nga Tite, edhe pse vuajti në pjesën më të madhe të lojës të thyente mbrojtjen e rusëve.

Rusia ndoshta mund të mos paraqitet në këtë Botëror me një stil loje sulmuese, teksa në miqësoren e sotme, herën e parë që dolën në sulm u mjaftuan vetëm me një gjuajtje të Aleksey Miranchuk të parrezikshme, por ajo që duket e sigurtë është se kundërshtarët do ta kenë të vështirë ta thyejnë.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA