Ajo e ka nisur karrierën e saj si aktore disa vite më parë, ku u shfaq si një vajzë e bukur me përmasa perfekte fizike.

Por me kalimin e viteve Lauren Goodger, nisi të ndryshojë.

Një gjë e tillë ndodhi pikërisht atëherë kur në skenë doli Kim Kardashian me përmasat e saj të mëdha të të pasmeve.

Lauren u vendos në qendër të vëmendjes së vitin 2011, ku ajo u akuzua se i ishte nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale për të rritur përmasat e të pasmeve të saj. Por një gjë të tillë aktorja e mohoi kategorikisht.

Kështu në vitin 2011, fansat e Lauren ishin të bindur se ajo kishte bërë disa ndërhyrje, gjë e cila u përforcua 12 vite më vonë kur të pasmet e saj nisën të zmadhoheshin akoma edhe më shumë.

Por Lauren këmbënguli se një gjë e tillë vinte nga orët e shumta që ajo kalonte në palestër.

Duke folur për The Sun Online, Lauren theksoi: “Nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit për mua. Unë ushtrohem shumë në palestër dhe një gjë e tillë vjen vetëm për shkak të saj, dhe jo operacioneve”.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA