Flori Mumajesi dhe Getoar Selimi janë dy këngëtarët më të dashur shqiptarë, këngët e të cilëve janë kthyer në hite.

Prej disa ditësh djemtë kanë publikuar foto së bashku, dhe duket se shumë shpejt do te sjellin në treg një bashkëpunim për një hit të ri.

Getoari dhe Flori nuk kanë dhënë asnjë detaj në lidhje me këtë bashkëpunim, ndaj nuk ka mbetet gjë tjetër vetëm të presim detaje të reja.

Flori dhe Getoari 10 vite më parë sollën bashkëpunimin e tyre me këngën “Ani Ani Syn”, e cila kishte një videoklip të veçantë, ku djemtë erdhën edhe si këngëtarë por edhe si aktorë në role të ndryshme

Ndërkohë Getoari sapo ka publikuar edhe bashkëpunimin e radhës me rreperin Cozman, ku një pjesë të videos e ka publikuar në rrjetin social Instagram.

Top Channel