Fier, tentativa e grabitjes kthehet në luftë me policinë; një i vdekur

23/03/2018 08:24

Mëngjesin e sotëm në Fier policia ka shkëmbyer zjarr me një grup prej gjashtë grabitësish të armatosur.

Ata kishin shkuar në lagjen “29 Nëntori”, në derën e shtëpisë së Minella Muçit, i cili banon së bashku me bashkëshorten pensioniste. Dy të moshuarit kanë ndjerë se dikush kërkonte t’u shpërthente bravën e derës dhe njoftuan policinë.

Policia mbërriti në hyrjen e pallatit dhe aty, dy ose katër persona me armë qëlluan direkt. Policia iu përgjigj zjarrit të armëve me zjarr dhe për pasojë, një nga grabitësit, Xhulian Sollaku, 20 vjeç, nga Katund i Ri në Elbasan, është vrarë direkt, ndërsa Arben Muço, 35 vjeç nga Ouka dhe banues në Ndroq të Tiranës është plagosur.

Dy ose katër grabitësit e tjerë ikën duke shfrytëzuar natën dhe motin e keq. Ndërsa policia mori të plagosurin dhe e çoi në spital, ndërsa në vendngjarje janë mbledhur shumë prova. Operacioni për kapjen e grabitësve të tjerë po vijon, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbetur shenjat e plumbave.

Nga shkëmbimi i zjarrit policët nuk janë lënduar.

Top Channel