Bolt nis stërvitjen me Borussia Dortmund (Foto)

23/03/2018 10:37

Marco Reus, Mario Gotze dhe… Usain Bolt?

Kjo është treshja sulmuese e Borussia Dortmund, që të enjten u stërvitën së bashku.

Atleti i famshëm i 100 metrave ka pasur gjithmonë dëshirë për të provuar veten në futboll dhe është tifoz i zjarrtë i Manchester United, por ishte klubi gjerman që i dha mundësinë të stërvitej bashkë me yjet e tjerë të futbollit, tashmë që karriera e tij në atletikë ka përfunduar.

Borussia Dortmund dhe Usain Bolt kanë të njëjtin sponsor: markën Puma. Kjo ndoshta është arsyeja e këtij bashkimi.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel