Vilma Masha drejt altarit, rrëfehet “Në shtëpinë tonë”
22/03/2018 10:14
Vilma Masha, moderatorja e njohur e Supersportit, ka rrëfyer për “Në Shtëpinë Tonë” për lidhjen e saj disa vjeçare, e cila pritet të kurorëzohet me martesë.
Pse jo, dhe me një fëmijë shumë shpejt. Vilma ishte e ftuar bashkë me kolegun e saj Alban Xhihani.
Vilma thotë se personi që ka përkrah nuk është person publik, dhe ajo mundohet ta mbajë sa më larg thashethemeve të botës së televizionit.
Ai ka jetuar në Romë prej 13 vitesh dhe aktualisht punon në një bankë. Marrëdhënia e tyre ka funksionuar sepse kanë mirëkuptim në lidhje me profesionet e tyre dhe shoku i Vilmes di të gatuaj dhe ky është një privilegj i madh për Vilmën.
Tashmë na mbetet të shohim bukuroshen brune të veshur me fustanin e bardhë.
Top Channel