Disa javë pasi ish bashkëshorti i saj nisi betejën ligjore për shtimin e pagesën për dy djemtë e saj, babai i Brtiney Spears është kundërpërgjigjur.
Jamie Spears, ka kërkuar të shohë me detaje rikthimin e taksave të ish-burrit të vajzës së tij, balerinin Kevin Federline, për të parë nësë ai realisht punon apo thjesht jeton me pagesën që këngëtarja bën çdo muaj për kujdestarinë e fëmijëve të saj, Preston, 12 vjeç dhe Jayden, 11 vjeç.
TMZ raporton se ai po kërkon të shohë llogarinë e Kevin përgjatë vitit 2017.
Një gjë e tillë vjen pasi ish bashkëshorti i këngëtares ka kërkuar shtimin e pagesës deri në 20 mijë dollarë në muaj, për dy fëmijët e tyre, të cilët gjykata ia kaloi në kujdestari Kevinit, duke qenë se Britney nuk ishte në gjendje të kujdesej për ta.
Sipas mediave babai i këngëtares me anë të këtij veprimi kërkon të sigurohet që shuma e kërkuar nga Kevin shkon realisht për rritjen e dy fëmijëve apo për shpenzimet e tij vetjake.
Top Channel