Teatër të madh për Tiranën, propozimi i Kapexhiut: Të ndërtohet mes dy ndërtesave

22/03/2018 15:27

Zërat për teatrin vazhdojnë. Bujar Kapexhiu ka publikuar një karikaturë në të cilën ai vizaton dhe kryeministri dhe krytari i bashkisë e dëgjojnë për një skicë ide për godinën e Teatrit Kombëtar. Ai i bashkohet mendimit të artsitëve që godinat ekzituese të TK dhe atij eksperimental të mos shemben.

“Ky është teatri kombëtar dhe ky është teatri eksperimental. Kjo është kariukatura që unë kam nxjerrë edhe në gazëtë dhe këtu të ndërtohet edhe një kompleks tjetër që i lidh këto dy teatro. Ti ruajmë këto dtë dyja që të mos harxhojmë. Këto duhen rikonstruktuar. Pastaj mbas kësaj në pjesën private ku janë sheshi tjetër le të bëhën kullat”, thotë Bujar Kapexhiu.

Fakti që projekti i arkitektit danez Bjarke Ingels, u paraqit si i mirqenë duke shmangur një konkurs ndërkombëtar është një tjetër arsye që bie ndesh me atë që kërkojnë artistët, arkitektët, apo urbanisëtë.

“Të bëhet një konkurs dhe të hyjnë arkitektët, urbanistët, kostruktorët dhe mund të ndërkojmë një gjë shumë shumë më të bukur se kjo”, thotë ai.

Por kryeministri Rama ishte shumë i qartë në deklaratën e tij që godinës eskzistuese të TK i ka ardhur fundi. Ajo do të shembet e aty do të ndërthet projekti i studios BIG.

“Unë nuk kundërshtoj atë asrkitekturë moderne që është paraqitur nga arkitekti danez. Jo. Është interesante me ato volumet, me ato format, por në atë vend ku është teatri ajo nuk qëndron. Sepse stonon me të gjithë arkitekturën rreth e rrotull”, vijon ai.

Ndërkohë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka mbledhjen e rradhës të hënën e ardhshme, në të cilën ka synim përfshirjen e sa më shumë qytetarëve në mbrojtje të teatrit.

Top Channel