Besimtarët bektashinj festuan Sulltanin Novruzin, festën më të madhe të bektashinjve në të gjithë botën, ditën e rigjallërimit, e që simbolizon ardhjen e pranverës dhe harmoninë mes njerëzve. Sulltan Novruzi përkon edhe me ditën e lindjes së Imam Aliut, një prej shenjtorëve më të mëdhenj dhe I pari I dymbëdhjetë imamëve.
Presidenti Ilir Meta e konsioderoi atë shembull frymëzimi gjatë ceremonisë në selinë e kryegjyshatës botërore në Tiranë.
“Është një privilegj i veçantë që ndodhem sot këtu. Shembulli frymëzues i Imam Aliut, filozofia, përpjekjet dhe sakrificat e tij sublime, si dhe roli e kontributet e qenësishme të bektashinjve shqiptarë në rrjedhën e historisë, përbëjnë garanci për të tashmen dhe të ardhmen jo vetëm të këtij besimi, por edhe të gjithë shoqërisë sonë. Kjo histori e ky shembull krijon më shumë besim dhe jep më shumë optimizëm jo vetëm për ne, por sidomos për brezat e rinj dhe të ardhmen e paqme të tyre”, tha z. Meta.
Kreu i Bektashinjve Edmond Brahimaj krahas urimeve dhe lutjeve të rastit bëri edhe një urim të veçantë për të gjithë besimtarët bektashinj në Maqedoni.
“Një urim i veçantë sot për vëllezërit tanë bektashinj në Maqedoni si gjithë shqiptarët atje fituan të drejtën për të folur e shkruar gjuhën shqip”, tha Edmond Brahimaj.
22 marsi është nëj ditë dyfish me vlerë për demokratët dhe në emër të tyre uroi kryetari Lulzim Basha
“Është po kështu 22 marsi historik, dita kur 26 vite më parë më 22 mars 1992, shqiptarët u bashkuan dhe mposhtën errësirën dhe tiraninë 45-vjeçare. Thirrje për një bashkim dhe zgjim vullnetesh të shqiptarëve për të mposhtur diktaturën e krimit për të marrë në dorë fatin tonë dhe për ta çuar Shqipërinë drejt destinacionit të saj hyjnor, drejt Shqipërisë së lirisë dinjitetit të punës dhe të demokracisë evropiane”, tha Basha.
Kryebashkiaku Veliaj po ashtu dha urimin e tij në kryegjyshatë.
Top Channel