KESH ka ofruar një ndihmë financiare prej 10 milionë lekë të reja për strukturat në terren të ushtrisë, për përballimin e situatës në zonat e përmbytura.

“Organet drejtuese të Korporatës i kanë akorduar Ministrisë së Mbrojtjes një fond prej 10 milion Lek të reja si kontribut për përballimin e nevojave jetësore të familjeve të shpërngulura. Korporata, ndërkohë që vijon të ndjekë në dinamikë ecurinë e parametrave hidroenergjetikë në kaskadë dhe të operojë veprat energjtike brenda përgjegjësisë së saj ligjore dhe përcaktimeve rregullatore, po bashkërendon informacionin në kohë reale me të gjitha strukturat e pushtetit qëndror dhe lokal dhe Emergjencat Civile”, thuhet në njoftimin zyrtar të KESH.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA