Klienti gjen parazit të gjallë në pjatën me sushi, videoja bëhet virale në rrjet
Ata janë një nga çiftet më të dashura për publikun dhe sigurisht mjaft të suksesshëm.
Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, pak kohë më parë u dashuruan me njëri-tjetrin, dhe sot janë të martuar së bashku, dhe kanë një vajzë të vogël, Ameli.
Por duket se Miriam është bërë nostalgjike për kohën kur ishte thjesht mike me bashkëshortin e saj.
Në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka publikuar një video, ku kujton kohën që jetonte në Gjermani dhe drejtonte emisionin “E Clips New Talent Show”, dhe në një nga puntatat e emisionit kishte ftuar bashkëshortin e saj, Albanin.
Krah videos së publikuar Miriam shkruan: “Kur bënim sikur nuk njiheshim. 10 vite më parë në programin tim “E Clips New Talent Show“.
Çifti pak muaj më parë publikoi edhe këngën e tyre “Dhurata”, e cila iu kushtua vajzës së tyre të vogël.
Top Channel