“Jam e bukur, edhe pse leshatore” (Foto)

22/03/2018 19:33

Një grua 30-vjeçare, e cila ka vuajtur nga qimet e tepërta në trup, ka treguar historinë e jetës së saj për të ndihmuar vajzat e reja që kanë të njëjtin problem me të.

Olivia Qualls, e cila jeton në Kentaki të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është diagnostikuar me PCOS, një çrregullim që shton qimet kudo në trup, madje edhe në fytyrë.

Duke qenë se është rritur duke ndjerë neveri për veten, ajo ka nisur të postojë foto të trupit të saj për t’i bërë të ndihen më pak të izoluara femrat e tjera që vuajnë nga i njëjti çrregullim.

Ajo ka 5 vite që nuk heq më qimet e trupit dhe rruhet në të rrallë, vetëm sepse ia do puna. Ajo thotë se e do veten kështu siç është.

“E dashuroj veten time. E di që qimet e mia nuk e përcaktojnë bukurinë, aftësinë apo vlerën time. E di që më duan dhe më mbështesin. Standardet e bukurisë të vendosura nga media janë helmuese. Të gjithë jemi të bukur”, shprehet Olivia.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA