Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, vijon turin e saj muzikor.

Këtë herë ajo ndodhet në Peru, pas disa koncerteve të zhvilluara në Brazil, si e ftuara speciale e Katy Perry.

Por mbërritja në aeroportin e Perusë, ka qenë shumë emocionues për Bebe Rexhën, pasi mijëra fansa ishin mbledhur për ta përshëndetur.

E veshur totalisht me të zeza, Bebe nuk është ndaluar për asnjë moment për të falenderuar fansat e saj për mikpritjen, ndërkohë që qëndroi për disa çaste me ta.

Los amo mucho Peru ❤️

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Top Channel